Zyrtari i LDK-së i reagon Serwerit për ambasadën në Jerusalem

Zyrtari i LDK-së i reagon Serwerit për ambasadën në Jerusalem

Aktuale March 07, 2021 - 23:27

Profesori universitar, Muhamet Hamiti, i ka reaguar profesorit amerikan të Universitetit John Hopkins, Daniel Serwer, në lidhje me deklaratat për çështjen e vendosjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Përmes një postimi në "Facebook", Hamiti ka thënë se Serweri duhet të jetë në dijeni se vendi mikpritës e cakton vetë ku të vendosej ambasada e shtetit mik, me të cilin ka përcaktuar marrëdhënie diplomatike.

“Sa i përket ambasadës, kjo i takon Kosovës se ku dëshiron ta vendosë. Punë të lehtë e paska bërë ky! Në të vërtetë, vendi mikpritës e cakton kryeqytetin e vet dhe, rrjedhimisht, vendin ku do të vendosen ambasadat e vendeve mike, me të cilat ka vendosur marrëdhënie diplomatike. Kaq do të duhej të dinte edhe Daniel Serwer”, ka shkruar ai./Zëri

Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor Daniel Serwer, ka thënë se prioritare për Kosovën është njohja diplomatike e Izraelit.

“Unë personalisht preferoj që ambasada të mos vendoset në Jerusalem – gjëja kryesore është njohja nga Izraeli, kjo ia vlen diçka”, deklaroi ai për RTV Dukagjinin.