Infektuar: 67906
Shëruar: 59174
Vdekur: 1587
Mushkolaj: Ambasada Amerikane tregon qysh jetohet në Prishtinë, ndërkohë kryetari merret me analiza politike

Mushkolaj: Ambasada Amerikane tregon qysh jetohet në Prishtinë, ndërkohë kryetari merret me analiza politike

Aktuale February 21, 2021 - 21:06

Njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, ka thënë të dielen se përderisa ambasada Amerikane flet për problemet e kryeqytetit, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti merret me analiza politike.

“Ambasada Amerikane na kallxon qysh jetohet n’Prishtinë: Probleme me ajrin e ndotur, me hapësirat e pakta të gjelbra, me shanset e vogla për aktivitete në hapësirat e jashtme dhe me infrastrukturën e keqe, me qen endacakë që mund të jenë agresivë kur janë të uritur. Ndërkohë kryetari merret me analiza politike”, shkruan Mushkolaj.