Komuna e Mitrovicës, buxhet prej mbi 20 milionë eurosh për vitin 2021

Komuna e Mitrovicës, buxhet prej mbi 20 milionë eurosh për vitin 2021

Aktuale February 05, 2021 - 10:11

Komuna e Mitrovicës do të ketë buxhet në vlerë mbi 20 milionë euro për vitin 2021, raporton “Zeri.info”.

Një gjë e tillë u bë e ditur nga vetë Komuna përmes një postimi në “Facebook”.

“Komuna e Mitrovicës për këtë vit do të ketë buxhet në vlerë mbi 20 milionë euro. Drejtoria për Financa dhe Zhvillim Ekonomik gjatë ditës së djeshme e mirëpritën miratimin e draft-buxhetit për vitin 2021 në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal. Buxheti i Komunës së Mitrovicës për vitin 2021 është 20,725,819 €. Grandi i përgjithshëm është në vlerë 7,106,748 €; Granti specifik i arsimit 8,776,311 €; Granti specifik i shëndetësisë 2,506,903 €; Të hyrat vetanake në vlerë 2,335,857 €. Ky buxhet do të shfrytëzohet drejt dhe në përputhje me kërkesat e qytetarëve”, thuhet në postimin e Komunës. /Zëri