Infektuar: 101517
Shëruar: 87012
Vdekur: 2072
IKD: Nga lista zgjedhore e LVV-së, 11 kandidatë me aktakuza dhe 2 të tjerë me dënime të plotfuqishme

IKD: Nga lista zgjedhore e LVV-së, 11 kandidatë me aktakuza dhe 2 të tjerë me dënime të plotfuqishme

Aktuale January 16, 2021 - 22:14

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka hulumtuar integritetin e kandidatëve të partive politike të përfshirë në listat zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021. 

Nga ky hulumtim bëhet e ditur se në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje nga gjithsej 110 kandidatë për deputetë, 11 prej tyre janë me aktakuza dhe 2 kandidatë me dënime të plotfuqishme gjatë 3 viteve të fundit.

Për këtë rezultat të hulumtimit ka reaguar edhe drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj.

Përmes një postimi në “Facebook” Miftaraj kritikoi partitë politike për listat e kandidatëve të cilët, sipas tij, “në mëngjes akuzohen nga gjykata, në mbrëmje miratojnë ligje”.


“Shumë te akuzuar per vepra penale korruptive dhe vepra tjera penale ne listat e derguara nga partite politike. Te gjitha partite e medha politike pa dallim kane derguar ne KQZ kandidat te akuzuar per korrupsion dhe vepra tjera penale. Ne mengjes si i akuzuar ne gjykate, pasdite ne Kuvend tu miratu ligje.
Shume shume keq! Degradim total”, shkruan Miftaraj.

Më poshtë mund të gjeni në mënyrë të detajuar informacionet per kandidatët në fjalë të kësaj partie./Zëri