Lipjani hap zyre për listën “Guxo”

Lipjani hap zyre për listën “Guxo”

Aktuale January 15, 2021 - 22:41

Në qytetin e Lipjanit është hapur një zyre e Listës "Guxo", listë kjo e udhëhequr nga ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Këtë e ka bërë të ditur bashkëpunëtori i formueses së kësaj liste, Haxhi Avdyli.

Ai përmes një postimi në "Facebook", ka thënë se tashmë Lipjani ka hapur zyrë për listën "Guxo".

"Lipjani hapë zyre për Listën Guxo #meVjosën. Bashkë me nikoqiren avokaten Gresa Bytyqi, Dr Burim Karameta, Valon Krasniqi e Artan Hoxha bashkëbiseduam me guximtarët e Lipjanit", ka shkruar ai.

Bëjmë të ditur se u.d e presidentes dhe udhëheqësja e listës "Guxo", Vjosa Osmani nuk ishte e pranishme në hapjen e kësaj zyre./Zëri