Takohen Ramiz Lladrovci dhe Ukë Rugova

Takohen Ramiz Lladrovci dhe Ukë Rugova

Aktuale December 05, 2020 - 19:18

Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka qenë nikoqir i një mysafiri të pazakontë në Drenicë. Sot Drenasin e ka vizituar Ukë Rugova, djali i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

Madje, ai është pritur nga vet kryetari i kësaj komune Lladrovci me këshilltar, i cili ka njoftuar për këtë vizitë në një postim të tij në rrjetin social ”Facebook” ku ka ndarë dhe disa foto nga ky takim me Rugovën.

“Mysafiri im, Ukë Rugova, ishte i mirëseardhur dhe ishte rast të diskutonim për bashkëpunimin tonë sa ishim deputetë, për aktualitetin por edhe për ngjarjet e historisë tonë të re”, ka thënë Lladrovci.

Ukë Rugova ka bërë homazhe në Memorialin e dëshmorëve në Gllanasellë, në vendin e rënies së heroit e heroinës Fehmi e Xhevë Lladrovcit, Fatime Hetemit dhe Shefqet Zekës. /Zëri

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Mysafiri im, Ukë Rugova, ishte i mirëseardhur dhe ishte rast të diskutonim për bashkëpunimin tonë sa ishim deputetë, për aktualitetin por edhe për ngjarjet e historisë tonë të re.

Në Memorialin e dëshmorëve në Gllanasellë, z. Ukë Rugova vendosi lule të freskëta dhe kemi bërë homazhe, po ashtu vizituam vendin e rënies së heroit e heroinës Fehmi e Xhevë Lladrovcit, Fatime Hetemit dhe Shefqet Zekës!

Përgjithmonë falënderues për kontribuesit e lirisë tonë, krenar me të kaluarën për të cilën dhamë aq sa patëm mundësi, pa kursyer asgjë.

Gjatë vizitës, ishte rast t'ia dhuroj librin e Bedri Islamit "Përjetësia e dyfisht", kushtuar Fehmi e Xhevë Lladrovcit.

Faleminderit!