400 mijë euro ndahen për fermerët e Prishtinës

400 mijë euro ndahen për fermerët e Prishtinës

Aktuale November 27, 2020 - 18:22

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se kanë ndarë 400 mijë euro për fermerët e Prishtinës nga dëmet e reshjeve.

Përmes një postimi në “Facebook”, Ahmeti ka thënë se Komisioni ka bërë vlerësimin që disa muaj që në total është 600 mijë por që kjo është ajo që ka mundur të bëjë komuna.

“Sivjet fermerët e Prishtinës kanë pësuar humbje të mëdha nga të rreshurat. Kur ja shtojmë kësaj edhe krizen ekonomike, atëherë gjendja është e vështire. Krahas granteve të rregullta, sot ndajmë edhe 400,000 euro për fermerët e Prishtinës për dëmet nga rreshjet. Komisioni ka bërë vlerësimin qe disa muaj (në total 600,000) por kjo është mundësia jonë”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, ai thotë se është hera e parë në shumë vite që Komuna ndihmon për dëme.

“Kjo është e para herë në shumë vite që Komuna ndihmon me dëme por kësaj radhe edhe për shkal të ekonomisë ishte e domosdoshme”, tha Ahmeti./Zëri