Shkak fushata, dorëzohet projekti për ndërtimin e spitalit të ri në Podujevë

Shkak fushata, dorëzohet projekti për ndërtimin e spitalit të ri në Podujevë

Aktuale November 25, 2020 - 12:38

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i ka dorëzuar projektin për ndërtimin e spitalit të ri ushtruesit të detyrës së kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudarit.

Rudari ka vlerësuar se ky është një lajm i mirë për Podujevën, si dhe ka njoftuar se komuna i ka përfunduar të gjitha obligimet ligjore lidhur me këtë.

“Lajmi i mirë është që dorëzohet projekti për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm, në fakt për aneksin. Komuna i ka kryer të gjitha obligimet ligjore. Ne jemi shumë të kënaqur që do të kemi një spital modern”, tha ai.

Ai ka thënë se kjo nuk po bëhet për fushatë, sipas tij projekti ka përfunduar kohët e fundit.

“Ne jemi në fushatë që nga muaji mars, kjo nuk është fushatë, por ka të bëjë me punët që janë nisur dhe projekti ka përfunduar kohët e fundit. Ky spital do të jetë bashkëkohorë dhe do të ndërtohet sipas standardeve të BE-së”, ka thënë Rudari.

Ndërkaq, Zemaj, tha se kanë për qëllim mbrojtjen e jetës së qytetarëve në këtë kohë pandemie.

“Për mua është primare ruajtja e shëndeti publik, 7 700 metrave katrorë sa do të ketë ky Spital është sukses i përbashkët”, tha ai. /Zëri