Protestë ndaj mosreagimit të institucioneve në mbrojtje të grave
Foto: Laura Hasani

Protestë ndaj mosreagimit të institucioneve në mbrojtje të grave

Aktuale September 23, 2020 - 12:51

Një protestë është zhvilluar sot në orën 12:00 nga organizata “Replikë”.

Kjo protestë vjen si reagim ndaj institucioneve për mosreagim në mbrojtje të të drejtave të grave.

Organizata “Replikë” për shkak të pandemisë COVID-19 ka bërë që protesta të mbahet me biçikleta, ndërsa protesta ka filluar nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe ka vazhduar në rrugët kryesore të Prishtinës.

Në protestë shihen disa protestues me biçikleta dhe pankarta me shkrime të ndryshme në to, si “Jam njëri s’jam rob”, “Edhe sa thirrje të humbura?”, “Poshtë patriarkati” e shumë shkrime të tjera.

Image

Image

Image

Image