Veliu VV-së: Më keni shkarkuar, e jeni shkarkuar të gjithë
Foto: Laura Hasani

Veliu VV-së: Më keni shkarkuar, e jeni shkarkuar të gjithë

Aktuale September 18, 2020 - 17:43

Debati në Kuvendin e Kosovës ndërmjet ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut dhe shefit të Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi ka risjellë në Kuvend periudhën kur Veliu u shkarkua.

Selimi e ka quajtur Veliun të papërgjegjshëm, dhe pikërisht sipas tij Veliu për këtë gjë edhe u shkarkua.

“Kemi ministër të paaftë por edhe të papërgjegjshëm. Siq thotë populli as nuk din as nuk vet, për papërgjegjësi u shkarkua, por tash s’ka kush e shkarkon. Tash do ta shkarkojmë shefin tan, dhe do bëjmë zgjidhje për këtë”, tha Selimi, raporton Zeri.info.

Ndërsa Veliu i është kundërpërgjigjur se ishte shkarkuar, por më pas ai tha se janë shkarkuar të gjithë ata që e shkarkuan atë (Veliun).

“Mka shkarku por jeni shkarku të gjithë”, tha ai. /Zëri