Vuçiq anulon takimin në Ujman

Vuçiq anulon takimin në Ujman

Aktuale August 26, 2020 - 13:28

Gjatë ditës së sotme në disa media u raportua se presidenti serb Aleksandar Vuçiq o të vizitojë liqenin e Ujmanit, por ky lajm është mohuar.

Siç bën të ditur B92, Vuçiq nuk do të vizitojë liqenin e Ujmanit dhe kjo është konfirmuar nga njerëz të afërt e tij.

Tutje, mediumi serb bën të ditur se lajmi është publikuar fillimisht në Nova.rs, teksa më vonë është marrë edhe nga media të tjera si Sputnik.

Vlen të theksohet se liqeni i Ujmanit ka qenë “temë e nxehtë” vazhdimisht mes Kosovës e Serbisë, teksa presidenti Hashim Thaçi zhvilloi një vizitë atje kohë më parë. gazetametro

Ndryshe, Vucic në fillim të muajit shtator udhëton për në SHBA, ku nën ndërmjetësim të emisarit Richard Grenell do të takohet me kryeministrin kosovar, Avdullah Hoti.