Përsëri Prishtina me më së shumti raste pozitive me COVID-19

Përsëri Prishtina me më së shumti raste pozitive me COVID-19

Aktuale July 13, 2020 - 23:58

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot janë testuar gjithsej 424 mostra të marra nga SHSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 187 raste pozitive.

Komuna me më së shumti raste pozitive me COVID-19 është Prishtina, me 92 raste, Peja dhe Gjakova me nga 12 raste e kështu me radhë.

Mirëpo edhe dje ishte i njëjti avaz. Nga 216 raste sa ishin pozitivë me COVID-19, Prishtina printe me 115 raste, Drenasi 16 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Lipjan 14 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Obiliq dhe Vushtrrisë me nga 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Deçan 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj, Klinë, Malishevë, Pejë, Rahovec dhe Viti.