Vdes si pasojë e COVID-19 një inspektor nga komuna e Rahovecit

Vdes si pasojë e COVID-19 një inspektor nga komuna e Rahovecit

Aktuale July 05, 2020 - 20:18

Një person nga Komuna e Rahovecit, ka ndërruar jetë si pasojë e infeksionit me koronavirus.

Viktima është një 64-vjeçar i cili ishte inspektor në Komunën e Rahovecit, raporton Zeri.info

Këtë e ka konfirmuar për “Zërin” drejtori i inspektoratit në Rahovec, Besnik Hoti.

“Kryetari ma ka konfirmuar lajmin se ka vdekur inspektori i cili ka qenë në gjende të rëndë shëndetësore. I ndjeri ka qenë 64-vjeç. Sipas informacvioneve ka pasur edhe probleme tjera shëndetësore”, ka thënë Hoti për “Zërin”.

I ndjeri ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive para 18 ditëve./Zëri