Ministri Zemaj mbërrin në QKUK

Ministri Zemaj mbërrin në QKUK

Aktuale July 05, 2020 - 11:59

Pas lajmeve për dyshimet se nga mesnata 4 persona me COVID-19 kanë vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, gazetarja e Zërit raporton se ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, para pak minutash ka arritur në QKUK. Poashtu bashkë me Zemajn është parë edhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani.

Në orët e hershme të ditës së sotme, Policia ka bllokuar hyrjet e Klinikës Infektive në QKUK pasi dyshohet seka pasur probleme me respiratorë, per çka dyshohet të ketë ardhur edhe deri te vdekja e 8 pacientëve të djeshëm.

Nga infektivja janë parë të jenë nxjerrë 4 trupa të pajetë gjatë ditës së sotme, sipas EO.