Cakaj uron ambasadoren Kadare, thotë se kjo dëshmon rolin e diplomacisë shqiptare në OKB

Cakaj uron ambasadoren Kadare, thotë se kjo dëshmon rolin e diplomacisë shqiptare në OKB

Aktuale July 01, 2020 - 19:16

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj e ka vlerësuar vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në zgjedhjen e Shqipërisë në postin e lartë ndërkombëtar të Zv/Presidentit të sesionit të 75-të, transmeton Zeri.info

Cakaj ka thënë se ky është një super lajm për Shqipërinë dhe sipas tij zgjedhja në këtë pozicion të lartë ndërkombëtar dëshmon rolin e diplomacisë shqiptare në OKB.

“Zgjedhja e Shqipërisë në këtë pozicion të lartë ndërkombëtar dëshmon fare qartë rolin në rritje të diplomacisë shumëpalëshe shqiptare në OKB”, ka shkruar ai në facebook.

Po ashtu Cakaj thotë se këtë detyrë do ta kryejnë me përgjegjësi të plotë, duke i uruar njëkohësisht suksese ambasadores së Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare.

“Ndërsa këtë detyrë do ta kryejmë me përgjegjësi të plotë, ne po vazhdojmë angazhimin për të siguruar zgjedhjen e Shqipërisë si anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit për periudhën 2022-2023. Suksese Ambasadores sonë në OKB, znj. Besiana Kadare, në këtë detyrë sa sfiduese aq edhe të rëndësishme për Shqipërinë e jo vetëm”, ka përfunduar Cakaj.