Zemaj: Nuk do të ketë rikthim të masave

Zemaj: Nuk do të ketë rikthim të masave

Aktuale June 14, 2020 - 13:35

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka përjashtuar mundësinë që të rikthehen masat kundër pandemisë COVID-19.

Zamaj ka paralajmëruar testime masive, ndërsa ka thënë se nuk do të ketë rikthim të masave.

“Masat janë të hapura dhe lirimi i tyre konsiston në moskujdesin e përgjithshëm dhe kjo është diçka e pritshme. Rikthim nuk do të ketë. Dashtë zoti të jemi të përgatitur për ndonjë valë shumë shpejt dhe do të kalojmë në testime masive”, ka thënë Zemaj.

Ministri ka thënë se do të shtohen kontrollet nga inspekcioni nëpër lokale, në kohën kur mërgata po bëhet gati të vijë në Kosovë.

“Për te gjithë Republikën e Kosovës ne do të tentojmë të mos kemi rikthim të masave. Mërgata është në vlugun e ardhjes së tyre. Në lokale do të ketë edhe inspektime dhe 200 profesionistë shëndetësor do të bëjmë të mundshme që këto vizita të jenë orë pas ore”, shtoi ai.

Të gjitha këto Zemaj i ka thënë gjatë vizitës në tendat e Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë në Ditën Ndërkombëtare të Dhurimit Vullnetar te Gjakut./Zëri