Veseli: Kurti dhe VV nuk mund ta mashtrojnë popullin me vendimet e tyre skandaloze

Veseli: Kurti dhe VV nuk mund ta mashtrojnë popullin me vendimet e tyre skandaloze

Aktuale May 31, 2020 - 18:15

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se vendimi i Albin Kurtit për aplikimin e masës së reprocitetit më Serbinë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatarin e ri, është akt tipik i mentalitetit të tij mashtrues që po e rrënon Kosovën që disa vite, transmeton Zeri.info

Veseli ka shkruar se qasja e Kurtit “Kur jam unë në pushtet ka shtet e kur nuk jam në pushtet le të bëhet rrëmujë”, është mentalitet i koalicionit që ka dëmtuar shtetin tonë.

Veseli gjithashtu ka theksuar se Albin Kurti dhe partia e Vetëvendosjes nuk mund të mashtrojnë popullin dhe se, sipas tij, vendimet e tyre me skandale, nuk mund të heqin vëmendje.

“Por, një njeri si Albin Kurti e një parti si Vetëvendosje, s'mundet ta mashtrojë një popull pafundësisht. Vendimet e orëve të tyre të fundit, s'do të heqin vëmendjen nga skandalet e shumta që kjo kastë mashtruesish krijoi për pak ditë në qeverisje”, ka shkruar ai.

I pari i PDK-së në fund theksoi se Kosova ka fat që ka përkrahjen e SHBA-së dhe se shumë shpejtë do të vijnë ditë shumë më të mira se sa, siç u shpreh ai, "këto të mashtrimit"