Infektuar: 1047
Shëruar: 794
Vdekur: 30
 Arrijnë ndihmat nga Turqia, i presin ministrat Vitia, Abdixhiku dhe këshilltari i Thaçit

Arrijnë ndihmat nga Turqia, i presin ministrat Vitia, Abdixhiku dhe këshilltari i Thaçit

Aktuale April 08, 2020 - 17:03

Ndihmat e nisura nga Turqia, arritën pasditën e sotme në Kosovë. Për to folën ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku dhe këshilltari i presidentit Hashim Thaci, Ardian Arifaj.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, ka thënë se në vazhdën e ndihmave të ardhura dhe po vijnë në Kosovë, tashmë kanë arritur edhe ndihmat nga Turqia, për cka ai e falëndëron popullin turk.

Vitia ka falëndëruar miqtë e Kosovës, që kanë ndarë ndihma për Kosovën për lehtësimin e gjendjes së krijuar nga virusi Covid 19.

“Në vazhdën e ndihmave që po na mbërrijnë dhe na kanë mbërritur edhe nga miqtë e tjerë, si nga BE, SHBA e miqtë e tjerë, sot nga populli turk kemi pranuar një ndihmë të konsiderueshme për popullin e Kosovës që të përballemi me mirë dhe me lehtë nga situata e krijuar nga COVID 19. Miqtë e mirë shihen në ditë të ëvshtira”, ka thënë Vitia.