Kjo është komuna me më së shumti të prekur nga koronavirusi në Kosovë
Aktuale
March 26, 2020 - 22:14
Sonte më 26.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar edhe 25 mostra nga Malisheva prej të cilëve 7 rezultuan pozitive.
Të gjitha rastet janë të njohura, të kontaktuara dhe në vetëizolim.
Ekipet e IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Deri më tani, nga Komuna e Malishevës ishin të prekur 25 persona, ndërsa me shtimin e shtatë personave tjerë, numri shkon në 32 vetëm nga kjo Komunë.