Këto janë barnat të cilat po i përdor Gjermania kundër koronavirusit

Këto janë barnat të cilat po i përdor Gjermania kundër koronavirusit

Aktuale March 26, 2020 - 17:32

Kirurgu vaskular në Gjermani, Halil Krasniqi në një intervistë për “Zëri.info” ka treguar për medikamentet të cilat janë duke i përdorur punëtorët shëndetësorë në Gjermani, për të trajtuar pacientët me koronavirus.

Ai ka treguar se përdorin edhe Paracetamol e Ibuprofen.

“Ne trajtojmë simptomet si: temperaturën me tabletat Paracetamol, Perfalgam i.v, dhimbjet me Ibuprofen, Diclo, Novalgin, Tramal dhe në rastet e komplikuara edhe sedacion me Intubim. Studimet e Universitetit në Austri treguan se Ibuprofeni nuk shpejton apo ndihmon përhapjen e Virusit. Rrjedha e sëmundjes është e lehtë, e rëndë, e rëndë me frymëmarrje artificiale dhe e rëndë me intubacion. Këtu përdorim pastaj të gjitha medikamentet të cilat mendojm se sjellin efekt trajtues’, është shprehur ai.

Krasniqi ka treguar se medikamentet tjera që i përdorinata janë :

• Aminopenicillin + BLI + Makrolid (5-7 ditë)

• O2 Terapi nëse PaO2 < 65 mmHg ose SaO2 < 90

• Prednisolonterapi, Steroidterapi vetem kur ka indikacion për Komorbiditet

• Hydroxychloroquin sulfat (Quensyl®)

• Dita 1: 200 mg: 2-0-2 (loading dose) , Dita 2-5: 200 mg: 1-0-1

• Lopinavir/Ritonavir (Kaletra®)

• për 14 ditë: 400/100 mg: 1-0-1