Vazhdon aksioni, shkyçen tetë restorante dhe lokale nga ujësjellësi

Vazhdon aksioni, shkyçen tetë restorante dhe lokale nga ujësjellësi

Aktuale September 28, 2026 - 14:56

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka vazhduar aksionin për shkyçjen e bizneseve me borxhe për ujin.

Sipas njoftimit të kompanisë, vetëm gjatë ditës së sotme janë bërë tetë shkyçje të restoranteve dhe lokaleve të ndryshme në rrugën “Ylfete Humolli”, si dhe në Hajvali e Veternik.

“Vazhdon aksioni”, thuhet në postimin e KRU “Prishtina” në Facebook.