Koci: Albin Kurti e ka shtetin në dorë

Koci: Albin Kurti e ka shtetin në dorë

Aktuale March 26, 2020 - 11:57

Avokati i njohur Arianit Koci ka komentuar situatën e fundit politike në Kosovë, e ky mbrëmë edhe ka rënë qeveria “Kurti”. Pavarësishtë kësaj Koci beson që lideri i lëvizjes Vetëvendosje e ka shtetin në dorë, përcjell “Zëri.info”. 
Ai ka theksuar se tani ai ka kryeministrinë të tërën, MPJ-në dhe MPB-në, si dikastere të rëndësishme qeveritare. 
Postimi i plotë i Kocit:
Aktualisht, Albin Kurti e ka shtetin në dorë:
- Kryeministrinë komplet, duke e përfshirë edhe postin e zëvendësit;
- Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të Jashtme;
- Simpatinë e një pjesë të konsiderueshme të popullatës;
- Simpatinë e një pjesë të mediave;
- Ushtrinë më të organizuar të FB;
- Startin e mirë, me vendimet e marra në fillim të mandatit.
Partia e tij, sigurt do të jetë në pushtet edhe 100 ditë.
Rrethanat shoqërore dhe politike nuk janë të favorshme për shkak të koronavirusit.
Por, populli e sheh dhe vërenë kush dhe sa po din me na udhëheqë.
S’ka më kohë dhe vend për taktizime dhe fjalë.
Koha e veprave,
Le t’a tregojnë tash vetën!