Thaçi në takim me liderët e BE-së: Do të kërkoj liberalizimin e vizave

Thaçi në takim me liderët e BE-së: Do të kërkoj liberalizimin e vizave

Aktuale February 16, 2020 - 20:46
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se do ta ketë një takim joformal me udhëheqësit e ri të Bashkimit Evropian

Ky takim po bëhet për t’u diskutuar për mundësitë që shtetet e Ballkanit Perëndimor të anëtarsohen në BE, shkruan Reporteri.net

Mes tjerash Thaçi ka theksuar se gjatë këtij takimi do të kërkojë nga Bashkimi Evropian liberlizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

Bashkë me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, sapo kemi filluar një takim joformal me udhëheqësit e ri të Bashkimit Evropian. Në këtë takim do të diskutohet për mundësinë e përshpejtimit të zgjerimin e BE-së, përmes anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë takim do të kërkoj edhe njëherë që BE-ja të plotësojë zotimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.