Kurti: Gjermania është një aleat dhe përkrahës i shkëlqyeshëm i Kosovës

Kurti: Gjermania është një aleat dhe përkrahës i shkëlqyeshëm i Kosovës

Aktuale February 16, 2020 - 17:55
Në Munih sot u zhvillua dita e dytë e Konferencës së Sigurisë, ku edhe po marrin pjesë përfaqësuesit e të gjitha vendeve të botës, përfshirë edhe Kosovën.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar edhe sot në Gjermani, ku gjatë ditës ka zhvilluar disa takime radhazi me anëtarët e Bundestagut, Patrick Sensburg, Tobias Lindner, Fritz Felgentreu, Jürgen Hardt dhe Ralph Brinkhaus, raporton Indeksonline.

Kurti pas takimeve deklaroi se Gjermani është një aleat dhe përkrahës i shkëlqyeshëm i Kosovës.

“Ditën time të fundit në #MSC2020 kam pasur takime të këndshme me anëtarët e Bundestagut. Gjermani është një aleat dhe përkrahës i shkëlqyeshëm. Ata patën urimet më të mira për qeverinë tonë të re dhe ofruan mbështetjen e tyre”, tha Kurti.

Image

Image