Mjekët kosovarë trajtohen më dinjitetshëm në Gjermani sesa në Kosovë

Mjekët kosovarë trajtohen më dinjitetshëm në Gjermani sesa në Kosovë

Aktuale January 01, 2020 - 20:59

Mjeku kosovar i cili tash e 10 vite punon në Gjermani, gjatë rrëfimit të tij rreth punës së tij atje, ka treguar në detaje edhe për trajtimin që kanë mjekët kosovar në Gjermani, shkruan gazeta "Zeri".

Pavarësisht se punojnë në vende të huaja, punëtorët shëndetësorë nga Kosova trajtohen mirë atje.

Rama ka thënë se trajtimi i tyre është më i dinjitetshëm në Gjermani sesa në Kosovë.

“Për të thënë sinqerisht, trajtimi i mjekëve nga Kosova është më i dinjitetshëm këtu se në Kosovë. Askush nuk e lëshon kot së koti atdheun e tij për të filluar nga zeroja në një shoqëri të huaj”, ka theksuar ai, shkruan tutje "Zeri".

LEXO EDHE: Më mirë këtu apo atje? Flet mjeku kosovar, i cili qe 10 vjet punon në Gjermani

Ai është shprehur i zhgënjyer me sistemin edukativo-mjekësor në Kosovë. Ai ka thënë se ndien keqardhje që shumë pedagogëve e mjekëve të zellshëm që edhe në kushte jo të mira kanë dhënë maksimumin e tyre, asnjëherë nuk u është dhënë e drejta ta drejtojnë ndonjë institucion në vend.

“Nëse e shikoni radhitjen e Kosovës në listën e PISA-s, mund ta përktheni edhe radhitjen e shëndetësisë kosovare me nivel ndërkombëtar. Sistemi edukativo-mjekësor shkojnë përherë paralel. Mjekët dhe infermierët janë produkt i atyre shkollave. Një sistem arsimor i degraduar deri në pafundësi nuk mund të prodhojë kuadro cilësore. Ndiej keqardhje për shumë pedagogë dhe mjekë tejet të zellshëm, që edhe me ato kushte të dobëta dhanë maksimumin për avancimin e proceseve”, ka thënë ai./ZERI