Dalin fotografi të tjera të Sveçles, Abrashit e Gjinit me Gjuriqin në konferencën në Tiranë

Dalin fotografi të tjera të Sveçles, Abrashit e Gjinit me Gjuriqin në konferencën në Tiranë

Aktuale dhjetor 08, 2019 - 20:07
detaje

Organizata joqeveritare me seli në SHBA, Këshilli për Qeverisje Përfshirëse (CIG), ka njoftuar se ka organizuar konferencën në Tiranë, ku bëri bashkë ndër të tjera zyrtarë partiakë nga Kosova me Gjuriqin.

Xhelal Svecla, anëtar i kryesisë së Vetëvendosjes, është fotografuar dje në një nga restorantet në Tiranë me shefin e Zyrës së ashtuquajturës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Bëhet fjalë për një konferencë ku po marrin pjesë ndër të tjerë edhe anëtari i LDK’së, Arban Abrashi dhe anëtari i AAK’së, Ardian Gjini.

CIG njofton se një takim tjetër ku kanë marrë pjesë politikanë nga Kosova, Serbia dhe rajoni është mbajtur në tetor, ndërsa ky në Tiranë është i dyti i organizuar nga kjo organizatë.

Image

Njoftimi i plotë:

Këshilli për Qeverisje Përfshirëse: Ne jemi organizatorët e Konferencës në Tiranë

Këshilli për Qeverisje Përfshirëse (CIG), organizatë ndërkombëtare joqeveritare me seli në SHBA, organizon një tryezë të rrumbullakët dy-ditore në Tiranë, Shqipëri, gjatë datave 7-9 dhjetor, ku marrin pjesë përfaqësuesit e partive politike të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në diskutime adresohen sfidat e rajonit për gjatë rrugëtimit drejt anëtarësimit në BE, si dhe rolit të partive politik në zbatimin e reformave demokratike.

CIG mbështet iniciativat e ngjashme në rajon për më shumë se një dekadë.

Mbështetësi kryesor i CIG është Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës, ndërsa ky projekt rajonal mbështetet edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë.

Ky është takimi i dytë i CIG.

Takimi i pare i këtij lloji është mbajtur në Shkup, Maqedoni e Veriut, më 19-20 tetor 2019.

Pjesëmarrës e takimit në Tiranë janë:

Këshilli për Qeverisje Përfshirëse:

Alex Roinishvili Grigorev, President, Këshilli për Qeverisje Përfshirëse, SHBA

Shpetim Gashi, Nënkryetar, Këshilli për Qeverisje Përfshirëse, SHBA

Jeta Loshaj, Kashkëpunëtore, Këshilli për Qeverisje Përfshirëse, Kosovë

Kosovë:

Arban Abrashi, Anëtar i Kryesisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Kosovë

Ardian Gjini, Nënkryetar, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Kosovë

Xhelal Svecla, Anëtar i Kryësisë, Lëvizja Vetëvendosje, Kosovë

Serbi:

Marko Djuric, Nënkryetar, Partia Progresive Serbe, Serbi

Natasa Gacesa, Sekretare ndërkombëtar, Partia Socialiste e Serbisë, Serbi

Aleksandra Jerkov, Nënkryetare, Partia Demokratike, Serbi

Igor Novakovic, Bashkëpunëtor, Këshilli për Qeverisje Përfshirëse, Serbi

Bosnjë dhe Hercegovinë:

Damir Masic, Anëtar, Kryesi, Partia Socialdemokrate, Bosnë&Hercegovinë

Dusan Petrovic, Anetar, Bordi Drejtues, Lidhja e Social-DemokratevetePavarur, Bosnje dhe Hercegovinë

Haris Plakalo, Anëtar, Partia e Veprimit Demokratik, Bosnj edhe Hercegovinë

Shqipëri:

Belind Kellici, Kryetar i Forumit Rinor dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë, Tiranë

Teuta Vodo, Sekretare Ndërkombëtare, Partia Socialiste e Shqipërisë, Shqipëri

Maqedoni e Veriut:

Damjan Manchevski, Anëtar, Bordi Qendror, Unioni Social-Demokratik i Maqedonisë së Veriut

Timco Mucunski, Sekretar Ndërkombëtar, Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase, Maqedoni e Veriut

Mali i Zi:

Ivan Vujovic, Sekretari Përgjithshëm, Partia Socialdemokrate e Malit të Zi