Kurti në Tiranë, në darkë me kundërshtarët më të fortë të Edi Ramës

Kurti në Tiranë, në darkë me kundërshtarët më të fortë të Edi Ramës

Aktuale October 26, 2019 - 21:41
Lexoni detajet!

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e partisë që doli e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, Lëvizjes Vetëvendosje, po qëndron aktualisht në Shqipëri.

LEXO EDHE: Albin Kurti e këshillon Hashim Thaçin të japë dorëheqje

Në kryeqendrën shqiptare, Tiranë, Albin Kurti ka takuar të premten kryeministrin e atjeshëm, Edi Rama, me të cilin ka biseduar për disa orë.

E, një ditë më vonë, Kurti ka darkuar në Tiranë me kundërshtarët më të fortë të njeriut që e priti dje në kryeministrinë e Shqipërisë.

LEXO EDHE: Albin Kurti e këshillon Hashim Thaçin të japë dorëheqje

Ai është parë në një fotografi bashkë me Armand Shkullakun, me Andi Bushatin dhe me Fatos Lubonjën.

LEXO EDHE: Kurti flet për mospajtimet me Edi Ramën dhe takimin e gjatë me të në Tiranë

E përpos tyre, të pranishëm në tavolinë kanë qenë edhe zyrtarë të Vetëvendosjes në Shqipëri.