Kjo është gjendja shëndetësore e Albin Kurtit pas aksidentit në Tiranë

Kjo është gjendja shëndetësore e Albin Kurtit pas aksidentit në Tiranë

Aktuale tetor 20, 2019 - 21:01
Lexoni detajet

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti është përfshirë në një aksident në kryeqytetin shqiptar Tiranën, raporton “Zëri.info”.

Zyrtarë për informim nga LVV-ja kanë bërë të ditur që aksidenti në të cilin ka qenë i përfshirë Kurti ka qenë pa lëndime në njerëz.

“Gjithçka është në rregull, ka qenë një aksident pa lëndime njerëzore”, thonë nga VV.

Kurti qëndroi në Tiranë mbrëmjen e sotme për ta festuar fitoren e VV’së në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, teksa aksidenti ka ndodhur pas këtij tubimi në aksin rrugor Tiranë-Durrës. /Zëri