Sa respektohet “Kutia e Verdhë” në trafikun e Prishtinës?
Është një hapësirë e shënuar me të verdhë në mes të kryqëzimit, e cila duhet të mbetet gjithmonë e lirë nga automjetet.
E njohur si “Kutia e Verdhë”, ajo synon të shmangë bllokimin e udhëkryqeve dhe të lehtësojë qarkullimin në disa nga pikat më të frekuentuara të Prishtinës.
Megjithatë, jo të gjithë shoferët po e respektojnë këtë rregull.
Nga Komuna e Prishtinës thonë se “Kutia e Verdhë” është pjesë e masave për ta bërë qarkullimin më efikas dhe më të sigurt në kryeqytet.
“Kutia e verdhë apo yellow box në gjuhen ndërkombëtare është një iniciativë e kryeqytetit në mënyrë që kryqëzimet në kryeqytet të bëhen me efikas janë vendosë në disa zona ku qëllimi u tyre është që të krijojë kalueshmëri më të mirë të automjeteve posaçërisht në atë kohen kur është një frekuencë më e madhe e automjeteve në komunikacion dhe në anën tjetër të krijojë siguri më të madhe”, thotë Pëllumb Bajqinovci nga Komuna e Prishtinës.
Sipas Bajqinovcit, ky shenjëzim do të vendoset edhe në kryqëzime të tjera.
“Kemi me vazhdu realisht gjitha kryqëzimet edhe ato të cilat jemi duke i rivatilizu tash do të jenë me yelloë box është një traditë e shteteve më të mëdha të cilat i kanë vendosë në kryqëzime që ta bëjë me funksionalë funksionimin në këtë rast i bëjë apel edhe gjithë shofereve ne kryeqytet që te mos futen në këtë pjesën e kutisë kur nuk e KON mundësinë që të kalojnë plotësisht kryqëzimin për arsye se do të këtë edhe gjoba për shkelësit të cilët nuk i zbatojnë rregullat e komunikacionit, kryeqyteti sigurisht që nuk është për më dhënë gjoba fillimisht kemi masën ndëshkuese ku po insistojmë që shoferët të jenë me vixhilent dhe të jenë pjese e sigurt në komunikacion”, shprehet Bajqinovci.
E njohësi i komunikacionit, Lavdim Hamiti, thotë se vetëm ky shenjëzim nuk mjafton për të zgjidhur problemet e trafikut.
“Kutia e verdhë është e vendosur që të mos bllokohet komunikacioni që nuk kemi të drejtë të ndalemi në udhëkryqë dhe për këtë arsye është por me ligj është e paraparë që edhe nese nuk është kutia kur kryqëzimi është u dendur me vetura nuk guxon të kyqet mjeti që nuk guxon ta kalojë udhëkryqin”, sqaron eksperti i komunikacionit, Lavdim Hamiti.
Ai vlerëson se, krahas respektimit të rregullave të komunikacionit, për një qarkullim më efikas nevojitet edhe sinkronizim më i mirë i semaforëve.
“Sa i përket kryqëzimit ai duhet të jetë i sinkronizuar edhe kryqëzimi edhe semaforat në mënyrë që të respektohet tamam ashtu sic duhet edhe nuk do të thotë që vetëm kutia e shtyn që të respektohet kryqëzimi nuk është që kutia e vetidjeson qytetarin që të respektohet në rast që e kemi kthimin majtas dhe e kemi pjesën tjetër ne drejtim të krahut të djathtë atëherë duhet të kordinohen sekondat që të mos jemi në udhëkryq se kemi disa kryqëzime të pakta i kemi ku i kemi 6-7sekonda edhe thuajse është e pamundur me kalu rrugën për pa u ndalë në kryqëzim duhet të jetë sinkronizimi i mirë që të mos kemi bllokime”, shpjegon Hamiti.
Tëvë1 i është drejtuar edhe Policisë së Kosovës për të marrë të dhëna lidhur me numrin e gjobave të shqiptuara për mosrespektimin e “Kutisë së Verdhë”, por deri në publikimin e kësaj kronike nuk kemi pranuar përgjigje.