Daçiq zbulon se çfarë iu kërkua Haradinajt në Berlin në këmbim të vizave

Daçiq zbulon se çfarë iu kërkua Haradinajt në Berlin në këmbim të vizave

Aktuale July 14, 2019 - 22:36
Lexoni detajet

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, duke komentuar deklaratat e sotme të kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj lidhur me Francën, tha se në Berlin atij iu kërkua të hiqte taksën në këmbim të vizave.

Sipas Daçiqit, Haradinaj ka nënvlerësuar kancelaren Angela Merkel dhe presidentin Emmanuel Macron gjatë takimit në Berlin, njofton Klan Kosova.

“Shoh se sa Haradinaj e respekton rolin e Francës. Ata nuk dinë më ku godasin”, tha ai për TV Prva.

“Ata në një moment i thanë hiqeni taksen dhe ne do të sigurohemi që të hiqen vizat. Haradinaj u përgjigj: Kush do të na garantojë atë”.

Për Daçiq, Haradinaj me këtë përgjigje tregoi se Merkel dhe Macron për Prishtinën nuk janë kurrëfarë garancioni.

Ministri serb shtoi se vizita e presidentin francez në Serbi është mesazh i mirë për Prishtinën, pasi nuk po viziton atë por Beogradin.

Ky reagim i Daçiqit erdhi pas deklaratave të Haradinajt në Ambasadën e Francës në Kosovë ku tha se roli i Francës është rritur në arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi.