Zeka: Thaçi e mbajti topin gjithë kohën dhe i dribloi një nga një

Zeka: Thaçi e mbajti topin gjithë kohën dhe i dribloi një nga një

Aktuale April 26, 2019 - 18:14
Lexoni detajet

Milaim Zeka deputet i Nismës Socialdemokrate ka deklaruar që Komisioni për Hetimin e shtetasve turq nuk e ka pasur për qëllim informimin nga presidenti.

Kësisoj Zeka debatin në komision e ka cilësuar si shfryrje të inateve personale me presidentin Thaçi, transmeton “Zëri.info”.

“Komisioni nuk ka pas qellim informimin nga Presidenti Komisioni hetimor për rastin e gylenisteve, nuk ka pas qellim marrjen e informacionit nga ana e Presidentit Thaçi, po shfryrjen e inateve personale ndaje tije”, ka shkruar Zeka në një postim në “Facebook”.

LEXO EDHE: Frashër Krasniqi ironizon me protestën e VV-së

Por për Zekën ka qenë presidenti ai i cili e ka udhëhequr debatin mbi të tjerët.

“Duke e kuptuar qellimin e kesaj loje, Presidenti e mbajti topin gjithe kohen, edhe i drbloi nje nga nje. Rezultati zero. Dikush bravo ketije, e dikush atije. Edhe njehere deshmuam se nuk dime çka jane institucionet shteterore. Nuk i respektojme ato, edhe mbi te gjitha, qysh bre asnje pyetje nuk diti kush me ba? Psh: Ku ishit ne ato momente? Kush ua dha lajmin i pari? Si reaguate? Çfare masash keni marre? A ka qene debimi logjor? Nese jo, kend e keni ndeshkuar per kete?Etj, etj”,përfundon postimi i tij.

Përndryshe sot Hashim Thaçi ka raportuar para komisionit për depërtimin e gjashtë shtetasve turq, .ZËRI