Frashër Krasniqi ironizon me protestën e VV-së

Frashër Krasniqi ironizon me protestën e VV-së

Aktuale April 26, 2019 - 18:28
Lexoni detajet

Deputeti i Partisë Socialdemokrate Frashër Krasniqi ka ironizuar me protestën e sotme që është organizuar nga lëvizja “Vetëvendosje”.

Duke i`u drejtuar kësaj proteste ai ka përmendur terme si “AmeLika, kaLnevali, lepuri”, e që sipas Krasniqit janë terma fyes për protestuesit, transmeton "Zëri.info".

LEXO EDHE: Zeka: Thaçi e mbajti topin gjithë kohën dhe i dribloi një nga një

“AmeLika, kaLnevali, lepuri. Qytetarët mund të mashtrohen njëherë, por ata nuk harrojnë. Kur protestat që i organizon vet i quan karnevale, dhe i fyen pjesëmarrësit në protesta në një mënyrë aq të ulët, atëherë lëre më që të dështojnë protestat, por nuk arrin dot të organizosh as karneval. I tillë ishte tubimi i sotëm i militantëve të Sektit të cilëve nuk iu bashkua as edhe një qytetar partiak”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”. /ZËRI