Veseli: Krenar që populli shqiptarë mbrojti popullin hebre

Aktuale January 27, 2019 - 17:08
Lexo detajet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka përkujtuar sot ditën e Holokaustit, ndërsa ka shprehur krenarinë që ka populli shqiptar për ndihmën që u kanë dhënë popullit hebre.

Veseli ka shkruar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook se Ushtria Çlirimtare të Kosovës, ishte lëvizja e fundit antifashiste në historinë evropiane të Shekullit XX.

LEXO EDHE: Thaçi ‘thumbon’ Haradinajn për taksën

“Në ditën e përkujtimit ndërkombëtar të Holokaustit, Kosova nderon kujtimin e miliona viktimave të ideologjisë naziste. Njëkohësisht kujtojmë burrat dhe gratë e kombit tonë që gjetën forcë e guxim për t’i mbrojtur qindra familje hebreje nga persekutimi nazist. Ne ndihemi krenarë që jemi pasardhës të këtyre heronjve të solidaritetit e shpresës njerëzore. Ne jemi krenarë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila është lëvizja e fundit antifashiste në historinë evropiane të Shekullit XX”, ka shkruar Veseli.