Thaçi ‘thumbon’ Haradinajn për taksën

Aktuale January 27, 2019 - 16:45
Lexo detajet

Presidenti i vendit Hashim Thaçi e ka thumbuar me një fjali të shkurtër për taksën kryeministrin Ramush Haradinaj. I pari i ekzekutivit ditëve të fundit teksa është pyetur se kur do të hiqet taksa ndaj Serbisë, ka deklaruar se “bora do të shkrihet dikur ”, shkruan “Zëri.info”.

Por sot Thaçi i është kundërpërgjigjur atij në të njëjtën mënyrë.

“Bora ka zënë të shkrihet shpejt...Uroj të mos bëhet skllotë! HTH”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

LEXO EDHE: Ultimatumi i SHBA-së, kërkohet seancë e jashtëzakonshme për heqjen e taksës

Taksa 100 për qind për produktet e Serbisë dhe të Bosnjës dhe Hercegovinës është vendosur nga kryeministri i vendit Ramush Haradinaj teksa ka qenë presidenti Thaçi ai i cili ka kërkuar largimin e kësaj takse. Largimin e taksës e kanë kërkuar edhe zyrtarë nga Bashkimi Evropian dhe së fundmi një ultimatum për heqjen e taksës ka ardhur edhe nga Amerika. /ZËRI