Haradinaj për taksën: Bora do të shkrihet dikur

Aktuale January 21, 2019 - 09:20
Lexoni më shumë lajme nga vendi

Kryeministri Ramush Haradinaj, nuk ka dashur që të komentoj nëse do të hiqet taksa ndaj produkteve serbe, ose do të bie Qeveria nëse ajo nuk hiqet.

Ai pas homazheve në përvjetorin e 13 te vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, shtoi se mirëpret takimin e ambasadorin amerikan Philip Kosnett, të thirrur nga kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

Pas insistimit të gazetarëve ai tha se “bora do të shkrihet dikur”.

“E mirë pres takimin është propozim i kreut të Kuvendit Kadri Veseli. Ka me u shkri bora dikur”.

Me këtë rast Haradinaj e çmoi lartë veprën e ish-presidentit Rugova.

“Jemi në përvjetorin e ndaj nga jeta të ish presidentit historik Ibrahim Rugova, bashkë me kabinetin njëkohësisht me respektin dhe traditën e gjitha këto”.

“Qe institucionet i vazhdojnë në të mirë të vendit historia do ta definojë në tërësi po ajo që mund të themi është bashkë me të vërtet një doktrinë një shteti paqësor, i cili e ka krijuar si të veten për një Kosovë paqësorë për të gjithë”.

Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Gjithashtu në përvjetorin e 13-të të vdekjes së tij do të bëhen homazhe te varri i tij në “Velani” dhe vizitë te familja Rugova, ndërsa në ora 12:00 do të mbahet edhe një akademi përkujtimore./EO

Image