Vuçiç sërish gjunjëzohet para Prishtinës: Ju lutem hiqni taksat

Aktuale January 18, 2019 - 14:20
Lexoni detajet

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ka apeluar tek partnerët në BE që edhe më fuqishëm të ndikojnë në Prishtinën që t’i heqin taksat, sepse Serbia është e gatshme dhe dëshiron dialog, përcjell "Zëri.info".

“Është e rëndësishme për serbët në Kosovë, por edhe për ne. Kemi dëgjuar fjalë nga zyrtarët shqiptarë, të cilët kanë thënë se kanë dashur t’i bëjnë dëm Serbisë”, ka deklaruar Vuçiç.

Ai ka shtuar se nuk ka dëgjuar asnjë sqarim të logjikshëm dhe as propozim nga ana e Prishtinës në lidhje me zgjidhjen e problemit të Kosovës.

“Pa zgjidhje do të kemi probleme të mëdha, edhe ekonomike edhe politike, si njëra palë, ashtu edhe tjetra”, thotë Vuçiç.

LEXO EDHE: Vuçiç: Nëse Kadri Veseli thotë se Rusia do ta njoh Kosovën, atëherë me siguri është e vërtetë!

Ai thotë se nëse Prishtina nuk dëshiron të heq taksat, atëherë ajo me siguri nuk dëshiron asgjë, as marrëveshje as asgjë. Vuçiç thotë se taksat varet nëse do të kemi zgjedhje të reja në Serbi apo jo.

“Ndoshta është më mirë të mos flasë se si është gjendja në opinionin publik, sepse mund të dëshpëroheni me këtë. E rëndësishme është të kujdesemi për interesat shtetërore. Nëse nuk do të ketë heqje të taksave, atëherë mund t’i ofrojë shans idesë së Haradinajt që të më rrëzojnë nga pushteti”, ka thënë Vuçiç, duke shtuar se nuk e ka të vështirë që sërish t’i lutet Kosovës që t’i heq taksat./ZERI