Vuçiç: Nëse Kadri Veseli thotë se Rusia do ta njoh Kosovën, atëherë me siguri është e vërtetë!

Aktuale January 18, 2019 - 14:13
Lexoni detajet

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka thënë se e ka vërejtur se ‘të gjithë e dinë se çfarë ai ka biseduar me Putinin. “Nëse Kadri Veseli, kryetari i parlamentit të Kosovës, thotë se Rusia do ta njoh Kosovën, atëherë me siguri se kjo është e saktë, përcjell "Zëri.info".

Por Putin mua nuk ma ka thënë këtë, por të kundërtën, por nëse Veseli e thotë këtë, atëherë ndoshta është ashtu”, ka thënë në mënyrë ironike Vuçiç.

LEXO EDHE: Daçiç për të hënën paralajmëron edhe një çnjohje të Kosovës

Ai thotë se Putin dje e ka përsëritur të njëjtin qëndrim sikurse më herët kur bëhet fjalë për problemin e Kosovës, e ky është se do të pranoj zgjidhjen tek e cila vijnë Beogradi dhe Prishtina. Ne serbët nuk duam ta kuptojmë se për ne është e rëndësishme të kemi marrëveshje me shqiptarët.

LEXO EDHE: Veseli: Rusia po shkon drejt njohjes së Kosovës

Duhet të kemi atë bazën e paqes. Njerëzit nuk do ta kuptojnë këtë, dhe nëse nuk duan, kam frikë se mund të rrëshqasim në një katastrofë’, ka deklaruar Vuçiç./ZERI