Hoti: Kam frikë që do të fillojë avazi i vitit të kaluar

Aktuale January 18, 2019 - 11:03
Lexoni detajet

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se për seancat e ardhshme janë caktuar gjithsej 64 pika për t’u shqyrtuar, raporton zeri.info.

Me këtë rast, Hoti ka thënë se frikësohet që edhe këtë vit do të përsëritet njëjtë grumbullimi i pikave nëpër seancat plenare, ashtu sikurse kishte ndodhur gjatë vitit të kaluar.

“Kam frikë që do të fillojë avazi i vitit të kaluar sikurse me seancat në sesionit vjeshtor, nga shtatori deri në dhjetor ku të gjitha seancat kanë mbetur të hapura. Me 64 pikat e renditura tash për seancat e radhës kam frikë që gati me qëllim po krijohet një tendencë që të zvarriten çështjet që janë me interes për shqyrtim në Kuvendin e Kosovës”, deklaroi Hoti.

LEXO EDHE: Pas presionit të SHBA-së për heqjen e taksës deklarohet Kadri Veseli

Ai më tej foli edhe për ekipin negociator, me ç’rast tha se ky ekip nuk përfaqëson askënd.

“Ky ekip negociator nuk përfaqëson askënd. Ne jemi duke dhënë kontributin tonë, jemi duke e mbikëqyrur procesin si po shkon dhe do ta japim fjalën tonë kur të vjen marrëveshja në kuvend, si grupi më i madh opozitar”, potencoi Hoti.

Ndërkohë, në mbledhjen e sotme të kryesisë u mor vendim që seancat e radhës të mbahen më 30 dhe 31 janar./Zeri