Kur pritet të ndodhë takimi i ardhshëm Thaçi-Vuçiq?

Aktuale January 15, 2019 - 12:24
Lexo Detajet

Ekipi negociator i Kosovës për dialogun me Serbinë, të mërkurën do të paraqesë platformën për dialogun me Serbinë, ku do të qartësohen temat për diskutim.

Megjithatë, ende nuk ka ndonjë datë të caktuar për takimin në nivel presidentësh, përcjell “Zeri.info”.

Gazeta “Zëri” në përgjigjen që e ka marrë nga Zyra për Informim e Qeverisë, thuhet se përfaqësuesja për politikë të jashtme dhe siguri e BE-së, Federica Mogherini, ende nuk ka dërguar ftesa për këtë takim.

“Ndërmjetësuesja e dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë, Federica Mogherini, ende nuk ka dërguar ftesë për takimin e radhës në nivel të presidentëve. Pra, akoma nuk ka një datë të përcaktuar për takimin e radhës në nivelin me të lartë politik, atë ndërmjet dy presidentëve”, thuhet në përgjigjen e zyrës së presidentit për “Zërin”.