Ambasadori që udhëton me autobus

Aktuale December 28, 2018 - 13:11
Lexo lajmet e fundit nga vendi!
Image

Jean-Louis Servais është ambasador i Belgjikës në Kosovë, i cili shpeshherë shmang eskortën e tij dhe shfrytëzon transportin publik të Prishtinës. Diplomati belg në intervistën për numrin festiv të “Zërit” thotë se nivel i rehatisë i ofruar nga autobusët e rinj të Prishtinës është mbresëlënës. Përpos transportit publik ai ka fjalë të mira edhe për sistemin shëndetësor në vend dhe thotë se mjekët e infermierët janë të kualifikuar. “Ndoshta disa infrastruktura duhet të modernizohen, por mjekët e infermierët tuaj njihen si njerëz të kualifikuar dhe kjo përputhet me përvojën tonë. Pikërisht kjo është arsyeja pse gruaja ime vendosi të lindë vajzën tonë të dytë në Kosovë”, pohon ambasadori Jean-Louis Servais.

Cilësia e ajrit, shqetësuese për të gjithë

Zëri: Ka kaluar një kohë prejse jeni duke jetuar në Prishtinë. A jeni ambientuar me ajrin e ndotur dhe si e shihni zgjidhjen e këtij problemi?

LEXO EDHE: Ambasadorja finlandeze kënaqet me djathë dhe ajvar të Kosovësë

Louis Servais: Cilësia e ajrit është pa dyshim një shqetësim për të gjithë në Prishtinë, veçanërisht gjatë dimrit. Zgjidhja ndoshta mund të nxirrej vetëm nga një përzierje e masave: izolimi i ndërtesave, makina më të reja, promovimi i transportit publik, sistemet e ngrohjes më të pastra, termocentralet më të pastra etj. Më kanë thënë se gjendja është përmirësuar për fat të mirë, duke u krahasuar me disa vite më parë...(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Zëri si dhe në versionin Online me parapagim në online.zeri.info)