Begaj u uron besimtarëve ortodoksë festën e Pashkëve
Foto: Laura Hasani

Begaj u uron besimtarëve ortodoksë festën e Pashkëve

Aktuale May 05, 2024 - 00:16

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë festën e Pashkëve.

“Qirinjtë që besimtarët ortodoksë marrin nga flaka e kandilit në kishë dhe e çojnë në shtëpitë e tyre sonte kanë marre me vete shpresën, besimin dhe optimizmin për një jetesë të paqtë, të gëzuar e plot shëndet”, ka shkruar Begaj.

Tutje i pari i shtetit ka thënë se kjo festë bashkon të gjithë besimtarët ortodoksë.

“Gëzuar Pashkën, ditën e besimit dhe të shpresës për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë! Kjo festë e shenjtë përbashkon sot kudo të gjithë besimtarët ortodoksë. Pashkët na ftojnë të kemi besim e të jemi shpresëplotë për jetën”, shkroi Begaj në Facebook.

“Të mbështesim vëllazërinë, miqësinë e shoqërinë në të mirë e në të keq. Pashkët simbolizojnë dritën e jetës, ngadhnjimin e jetës mbi vdekjen.  Ringjallja e këtyre tre elementeve është shumë e rëndësishme për shoqërinë tonë.  Pashkë të bekuara e të gëzuara për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë kudo po i festojnë!”.