Vetëvendosje nuk e ndërron qëndrimin për dialogun

Aktuale December 24, 2018 - 12:39
Lexo Detajet

Në një konferencë të mbajtur sot nga Lëvizja Vetëvendosje, deputeti i kësaj partie Rexhep Selimi ka bërë të ditur që Vetëvendosje e mban qëndrimin e njejtë karsi dialogut pa marrë parasysh thirrjet e ndërkombëtërëve për unifikim.

Selimi ka thënë se përderisa vazhdon kjo gjendje dhe ky qëndrim i Serbisë ndaj Kosovës, Vetëvendosje do të vazhdojë ta mbajë pozicionin e njejtë, shkruan "Zeri.info".

 “Kemi përmendur 4 hapat tonë për mënyrën se si të dialogohet. Vetëvendosje e mban qëndrimin e saj në përputhje me interesat e qytetarëve të Kosovës. Përderisa vazhdon kjo gjendje me Serbinë ne nuk e ndërrojmë qëndrimin megjithatë mirëpresim qëndrimin e miqëve ndërkombëtarë por Lëvizja Vetëvendosje  mbetet në përputhje me interesat e qytetarëve”, ka thënë Selimi./Zëri