Brukseli sot diskuton për taksën ndaj Serbisë

Aktuale December 17, 2018 - 07:59
Lexoni më shumë lajme nga vendi

Zyrtarët e BE dhe Kosovës mbajnë sot mbledhjen e tretë të Këshillit për Stabilizim-Asociim në Bruksel.

“Kjo do të jetë një mundësi për të vlerësuar gjendjen aktuale të marrëdhënieve midis BE-së dhe Kosovës. Në kuadrin e Procesit të Stabilizim-Asociimit, pjesëmarrësit do të marrin në konsideratë kriteret politike dhe ekonomike, bashkëpunimin financiar dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit,” thuhet në deklaratën e Këshillit për Stabilizim-Ascociim.Përfaqësuesit e BE-së, të udhëhequr nga shefja e diplomacisë evropian Federica Mogherini dhe komisionari për Zgjerim Johannes Hahn.

Ata do të diskutojnë situatën në Ballkanin Perëndimor me delegacionin e Prishtinës, të kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj.

LEXO EDHE: Opozita, pa qëndrim për propozim-marrëveshjen e Qeverisë

Pas kësaj, është parashikuar një konferencë e përbashkët për shtyp. Para takimit, Mogherini dhe Hahn i dërguan një letër kryeministrit Haradinajt, duke shpjeguar qëndrimin e BE-së rreth tarifave ndaj mallrave serbe dhe duke përsëritur thirrjen për heqjen e tyre.

“Letra gjithashtu përsërit ofertën e bërë nga komisionari Hahn në Prishtinë, i cili i referohet mënyrës së drejtë të zgjidhjes së shqetësimeve të Prishtinës dhe përgëzimet e kryeministrit Haradinaj për përkushtimin ndaj dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës,” tha zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përsëritur disa herë deri më tash, se masa 100 për qind ndaj mallrave serbe do të hiqet vetëm atëherë kur Serbia të marrë vendimin për njohjen e shtetit tonë