Ahmeti: Ju lusim për qarkullim të kufizuar me vetura

Aktuale December 16, 2018 - 12:17
Lexo Detajet

Bora e ka zbardhur Prishtinën me rrethinë dhe shumë prej rrugëve sot kanë qenë dhe vazhdojnë të mbesin të pakalueshme.

Por, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se pastrImi është bërë natën dhe ai po vazhdon.

Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje për qarkullim të kufizuar të veturave dhe kujdes në vozitje, transmeton zeri.info.

Ndërkohë “Zeri.info” më herët ka raportuar për gjendje katastrofale të rrugëve në fshatin Barilevë të Prishtinës dhe po ashtu gjendje jo të mirë në kryeqytet/ZERI/.

Postimi i plotë

">http://