Gjuriq: Ndaleni Prishtinën nga destabilizimi i të gjithë rajonit

Aktuale December 12, 2018 - 14:10
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq i ka bërë thirrje komunitetin ndërkombëtar që të ndërmarrë hapa urgjente për siç ka thënë ai “t`i mbajtur armiqtë e stabilitetit dhe paqes në Prishtinë dhe “ta pengojnë në destabilizimin e të gjithë rajonit.

LEXO EDHE: Formimi i ushtrisë, Kosova merr mbështetje të fuqishme nga Britania

Gjuriq këto komente i bëri  pas raportimeve se në shkollën fillore “Braça Aksiq”,  në Lipjan ku mësojnë fëmijë nga komuniteti serb janë shkruar grafite “UÇK".