Formimi i ushtrisë, Kosova merr mbështetje të fuqishme nga Britania

Aktuale December 12, 2018 - 12:40
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell thotë se Kosova ka të drejtë të krijojë forcat e saja të armatosura, shkruan Zëri.info.

Përmes një komunikim të rregullt me qytetarët e Kosovës në llogarinë e tij në Facebook, O’Connell në përgjigjen e tij ndaj një qytetrari, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar inkurajon Kosovën të sjellet me përgjegjësi, transparencë dhe në konsultim me aleatët tjerë siç janë NATO dhe KFOR-i.

Komenti i plotë pa ndërhyrje i ambasadorit britanik:

Mbreteria e Bashkuar beson se eshte e drejte e Kosoves te krijoje forcat e saj te armatosura. Ne vazhdojme te inkurajojme Kosoven te sillet me pergjegjesi dhe me transparence, dhe ne konsultim me aleatet e NATO, dhe te respektoje angazhimin e saj ndaj KFOR, pershire edhe shkembimin e letrave te viti 2012-2013.

Image