Shpend Ahmeti e harron zbukurimin e Prishtinës

Aktuale December 09, 2018 - 10:44
Lexo detajet

 Edhe pse festat e fundvitit po ofrohen, Prishtina ende nuk është dekoruar.

Adonis Tahiri, zëdhënës i komunës së Prishtinës i ka thënë RTK-së se kanë përfunduar procedurat e tenderimit, është përzgjedhur kompania por për shkak se kompania e dytë ka bërë ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit, ky proces është vonuar.

Sipas tij, tashmë varet se kur OSHP do të shqyrtojë ankesën.

LEXO EDHE: Prishtina rrit buxhetin për dekorimin e shesheve për festat e fundvitit

Ai ka treguar se në sheshin “Zahir Pajaziti’, do të vendoset tregu i fundvitit.

Përndryshe, vendet e rajonit kanë dekoruar kryeqytetet.