Xhaferi për përfshirjen e Konjufcës në zgjedhjet presidenciale në RMV: Shpresoj të jetë ndier i zhgënjyer
Foto: Laura Hasani

Xhaferi për përfshirjen e Konjufcës në zgjedhjet presidenciale në RMV: Shpresoj të jetë ndier i zhgënjyer

Aktuale May 08, 2024 - 13:10

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka folur pasi ka hedhur votën në fshatin Forinë të Gostivarit, për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që po mbahen atje.

Xhaferi, mes të tjerash, përmendi edhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën, për të cilin tha se shpreson që të ndjehet i zhgënjyer për përfshirjen në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

“Pres zgjedhjet të jenë të lira, demokratike, qytetarët mund të shprehin vullnetin e vet lirshëm”.

“Mua nuk më takon të komentoj takimet ndërpartiake. Kryeparlamentari i Kosovës ka bërë deklarimin e tij për faktin që shpresoj të jetë ndjerë i zhgënjyer nga aktivitetet praktike që i ka bërë në fushatën parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale në raundin e parë. Nuk do mend që atyre u takon të deklarohen ashtu si ndjehen, unë nuk kam arsye për të komentuar”, u shpreh Xhaferi.