Presidentja Osmani takon guvernatorin e Teksasit, flasin për thellim bashkëpunimi
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar sot në SHBA guvernatorin e Teksasit, Greg Abbott.
Me të kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e tregtisë dhe fushave të tjera me interes të përbashkët të të dyja vendeve.
“Kënaqësi që takova guvernatorin e Teksasit, Greg Abbott, me të cilin diskutuam për thellimin e bashkëpunimit në fushën e tregtisë, investimeve të jashtme, bujqësisë, teknologjisë informative, arsimit dhe fushave të tjera me interes të përbashkët. Teksasi është bërë shtëpi e dytë për bashkatdhetarët tanë nga Kosova, duke ju ofruar perspektivë, kushte për jetë cilësore dhe biznes produktiv. E falënderoj guvernatorin për Vendimin që ma dorëzoi sot, nëpërmjet të cilit nderohet dhe shënohet 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë sonë, në Teksas”, shkroi Osmani.