E konfirmon MPJ: Hakerët serbë e boshnjak kanë sulmuar sistemin shtetëror

Aktuale December 07, 2018 - 17:43
Lajmet e fundit nga vendi

Pas sulmeve kibernetike të ndodhura së fundmi në sistemin shtetëror. Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë ka dal me një deklaratë ku konfirmon që këto sulme vijnë nga hakerët nga Serbia dhe nga Bosnja, transmeton “zëri.info”.

Këtë deklaratë MPJ e ka bërë në “Twitter”.         

LEXO EDHE: Hakerët nga Serbia dhe Bosnja sulmojnë sistemin shtetëror të Kosovës

“Dje sistemi i Ministrisë së Punëve të Jashtme  të Kosovës ka përjetuar një sulm kibernetik. Autoritetet përkatëse janë përgjigjur dhe po punojnë për të mbajtur sistemin e komunikimit të sigurt dhe në funksion. Hetimet fillestare tregojnë se burimet e sulmeve kryesisht vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina”, thuhet në deklaratë. /ZËRI